Social Icons

twitterfacebook

Pages

Ja ilaçi kundër pagjumësisë!


Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hanit disa ushqime që kanë në përmbajtjen e tyre karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra të cilat mund ti kombinoni me mish gjeli deti, tune dhe jogurt. Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin. 

Ushqimet e sipërpërmendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden. 

Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela kanë ndikim të butë qetësues, por ajo që do t’ju ndihmojë më shumë është një gotë qumësht me pak mjaltë.