Social Icons

twitterfacebook

Pages

Rita Ora: I urrej personat që thonë, ‘Kosova është Serbi’!


Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, në rrjetin e saj “Facebook” shprehet se i urren personat që thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. 

Këngëtarja me famë botërore, e cila jeton në Londër, shprehet se “Kosova është një komb i pavarur dhe nuk dua që askush të thotë që Kosova është Serbia sepse unë vi nga Kosova”. 

“Unë i urrej ata persona kur thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. Kosova tani është një komb i pavarur, Kosova që nga viti 2008 është e pavarur nga Serbia. Pra, unë jam nga Kosova, Shqipëria”, ka shkruar Rita Ora në “Facebook”. 

Rita Ora thekson se për të arritur pavarësinë Kosova ka duruar edhe urinë. 

Pak ditë më parë mediat serbe shkruan se këngëtarja nuk mohonte se do të këndonte dhe në Beograd. Sipas Rita Orës, tani kur vendlindja e saj është e pavarur ajo nuk do të kishte problem të këndonte në Beograd. 

Mediat serbe e theksuan vecanërisht këtë fakt duke iu referuar një interviste të Ritës, dhënë revistës britanike “GQ”. 

“Me qejf do të vija në Serbi dhe do të këndoja në kryeqytetin serb edhe pse plotësisht jam e vetëdijshme që ky gjest mund të kuptohej gabimisht në publik. Atë që dëshiroj ta them mund të marrë konotacion politik dhe do të mund të bëhej një çështje e madhe por kur je prej Kosovës e di që ishim të uritur dhe të dëshpëruar vetëm që të arrinim pavarësinë dhe qëndronim në këmbët tona. Për këtë kemi luftuar. Unë e di që njerëzit në Serbi se çfarë ndjenje është kur lufton për diçka, citojnë mediat serbe të ketë thënë Rita, për magazinën britanike “GQ”. 

22 -vjeçarja ka lindur në Prishtinë ndërsa së bashku me prindërit është vendosur në Londër kur ishte vetëm një vjeç. Sot ajo është pjesë e kompanisë së udhëhequr nga Jay Z. 

Por gjithmonë nëpër intervista, Rita Ora në intervista shprehet krenare mbi origjinën e saj ndërsa në Prishtinë ka realizuar videoklipin e këngës “Shine Ya Light”, në të cilin ajo shfaqet me flamurin e Kosovës.